Demolli: PSD-ja, opozita e vetme dhe alternativa e vetme për problemet e qytetarëve

Demolli nga PSD ka theksuar se qytetari i sotëm ka hequr dorë nga partitë opozitare parlamentare. Ajo ka theksuar se PSD-ja mbetet alternativa e vetme aktualisht për problemet e qytetarëve

Donjeta Demolli nga radhët e PSD-së ka deklaruar se beson në përshkrimin se subjekti të cilit i përket ajo, mbetet partia e vetme opozitare në vend.

Në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Demolli ka deklaruar se opozita e sotme parlamentare nuk e ka për prioritet politikën.

“Sipas bindjes personale, politika për opozitën e sotme parlamentare është në prioritet të dytë, të tretë. Biznesi mund të jetë preokopim, obligime të tjera…opozita e sotme e lodhur nga udhëheqja e gjatë mund të jetë në komforin e përfitimit”, ka thënë ajo gjersa ka theksuar se “Ne besojmë se është e vërtetë përshkrimi për PSD-në se është opozita e vetme dhe ne besojmë që jemi zëri kryesor i vetëm dhe alternativa e vetme aktualisht për problemet e qytetarëve, për çështjet e demokracisë dhe të tjera”.

Ajo thekson se qytetari i sotëm ka hequr dorë nga partitë opozitare parlamentare.

Kritika për opozitën pati edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai ka thënë se subjektet politike opozitare gjenden aty si shkak i numrave dhe jo nga roli i tyre si opozitë.

Me kritika të veçanta, Molliqaj kritikoi edhe Haradinajn, liderin e AAK-së.

“Ne kemi një parti parlamentare që një ditë kërkon dorëheqje që është AAK që në rregull që po kërkon dorëheqje e shkarkim. Sot e pashë i thotë të kthehet në dialog e të zbatojë marrëveshjen. S’mundesh të kesh pozicion edhe me i thënë ‘duhet të kthehesh të zbatosh dialogun’”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se “Është pozicion i gabuar opozitar. Partitë e tjera opozitare janë në opozitë për shkak se i kanë numra, por opozitë fare nuk janë duke bërë”.

Haradinaj kishte deklaruar para një seance plenare të Kuvendit të Kosovës se Kosova po i vuan gabimet e bëra nga Kurti dhe se zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika