Donjeta Demolli nga PSD-ja, në “Debat Plus” ka thënë se qeveria po bën ndarje dhe polarizim të shoqërisë.
Demolli ka thënë se kjo qeveri më së shumti po e dëmton qytetarin e varfër, derisa qasjen e kryeministrit Kurti e konsideron si qasje populliste.
“Më së shumti po e dëmton qytetarin e varfër, qytetarin e pashpresë të Kosovës me veprimet e tij dhe në fund me kompromiset e tij…E kemi përsëritur në vazhdimësi që këto veprime janë paralajmërim i kompromisit të ardhshëm të kryeministrit Kurti”, ka thënë Demolli.