Dendias: E ardhmja e Ballkanit është Evropa, jo rindërtimi i Perandorisë Osmane

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, ka thënë se në Ballkanin Perëndimor synohet që të shtrijnë ndikimin vendet si Turqia e që sipas tij dëshirojnë t’i shfrytëzojnë lidhjet historike dhe fetare për t’i arritur qëllimit e tyre

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se e ardhmja e BP, është në Bashkimin Evropian.

Më tej, Dendias ka pretenduar se Turqia dhe shumë vende të tjera janë të interesuara që të kenë ndikim në Ballkanin Perëndimor, duke i shfrytëzuar lidhjet historike, ekonomike dhe fetare përpiqen të depërtojnë në rajon.

“Evropa është e ardhmja e Ballkanit dhe jo rindërtimi i Perandorisë Osmane”, kështu është shprehur shefi i diplomacisë greke.

Ai ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mban lidhje të ngushta me të parin e Turqisë Erdogan, por kjo nuk e ndalon atë që të ketë “një perspektivë e cila do të thotë se Shqipëria do të jetësojë plotësisht një kod parimesh dhe vlerash në kundërshtim me riekzaminimin kritik të historisë (revizionizmin)”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën greke “Parapolitika” raporton Topchanel, transmeton Portali Dukagjini.

Tutje, ai ka theksuar se Serbia dhe Turqia kanë marrëdhënia të mira.

Edhe Greqia me Serbinë kanë raporte shumë të mira por sipas tij, shumica e shteteve në rajon kanë zgjedhur integrimin evropian si qëllim strategjik të tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika