“Denigrimi i UÇK-së dhe një akt terrorist që do ta fajësonte Kosovën”, thotë eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Avni Islami deklaroi se dy agjentët sekret të BIA-së serbe e që ishin shqiptar të Kosovës kishin misione të ndryshme të obliguara nga BIA dhe se qëllimet ishin të ndryshme.

Islami tha se qëllimi i njërit prej agjendëve ishte planifikimi i akteve terroriste brenda territorit të Kosovës për dobësimin e raporteve në Bashkësinë Ndërkombëtare, duke nënkuptuar edhe se “populli i Kosovës është jomiqësor ndaj komuniteteve ekzistuese në vend”.

Qëllimi I dy bashkëpunëtorëve të BIA-së ishin të ndryshëm, pasi kishin misione të caktuar. I pari ishte denigrimi I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK] ose bartësit e luftës. Dhe tjetri bazë ishte brenda eklaveve serbe në territorin  e Kosovës të kryejnë akte terroriste që do të mvishen popullatës e institucioneve të Kosovës. Në Bashkësinë Ndërkombëtare ishte populli I Kosovës si jomiqësor ndaj komuniteteve të tjera dhe  qëllimi I dobësimit të Kosovës ndaj të tjerëve”, tha Islami.

Ai shtoi se provat materiale dhe videoinçizimet që janë si burim i një ngritje të aktakuzës, për rastin e dy të akuzuarve janë prova të mjaftueshme për të vazhduar tutje në Gjykatë.

“Bashkëpunimi I Policisë së Kosovës dhe AKI-së janë dy shtyllat kryesore që janë ballë problemeve të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Nuk mungon suksesi I këtyre institucioneve”, shtoi ai.

Visar Rrecaj, avokat ka deklaruar se është kureshtar se si do jetë fundi I këtij rasti të dy të akuzuarve për spiunazh.

“ 30 ditë pas deponimit të aktakuzës në Gjykatë, Gjykata apo trupi gjykues e cakton shqyrtimin fillestar. Personat në liri nuk e respektojnë doemos afatin kohor. Në këtë raast, Prokuroria Speciale pritet të caktojë seancën fillestare për shqyrtimin fillestar për këtë procedure penale. Vepra e kryer të dy të akuzuarit është vepër specifike dhe e veçantë”, deklaroi Rrecaj.

Rrecaj tha se shtrirja e AKI-së dhe operacionet policore tregojnë prezencën e tyre në territorin e Mitrovicës.

“Shtrirja e AKI-së në Mitrovicë nuk ka munguar. Ka pasur edhe pengesa operative. Ndoshta do të parandalohej rasti Banjska. Operativiteti ka qenë me pengesa para rastit Banjska, ndërsa tani janë më prezentë. “Me BIA-nn dhe me Serbinë. Komuniteti vazhdon të jetë I instrumentalizuar pavarësisht të shtrirjes së AKI-së dhe operacioneve policore. Një statut quo është kriju”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika