“Dënimet e Gjykatës Speciale janë Skandal”

Dënimet e Gjykatës Speciale po cilësohen si skandal pasi që ato janë shumë të rënda dhe dallojnë nga ato të Tribunalit të Hagës ku kjo e fundit për veprat e karakterit të njejtë ipte denime të lehta

Ish-zv.Kryeministri Dardan Gashi, ka thënë se dënimet e Gjykatës Speciale janë Skandal pasi janë të rënda dhe në të kaluaren ka pasur dënime nga Tribunali i Hagës, por kanë qenë simbolike.

Gashi ka reaguar edhe ndaj Ministres së Drejtësisë, ku ka thënë se ajo dje ka reaguar ndaj një Gjykimi ku është dënuar deputetja e LVV, ndërsa sot nuk ka përcjellur seancën.

Gashi ka ngritur një parale duke e atakuar qeverinë e Kosovës e cila nuk ka reaguar pas dënimit të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Sipas tij, kjo qeveri nuk e ka problem ndërhyrjen në drejtësi duke rikujtuar reagimin e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut e cila kishte reaguar ndaj vendimit të gjykatës që kishte dënuar deputeten e Lëvizjës Vetëvendosje, Jetmire Vranezi.

Dardan Gashi i ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka ngritur dilemën, duke thënë se dje a nuk ka qenë ndëryhrje në drejtësi mqë bëhet fjalë për një deputet të Lëvizjës Vetëvendosje ndërsa sot, ministrja thotë se është ndërhyrje në drejtësi edhe nuk e kam parë seancën.

“4 vjet dënim për një protestë pasi ata nuk kanë shpalosur kurrfar sekreti, përveç se kanë zbuluar se këto aktakuza bazohen në të dhënat e shërbimeve Serbe”.

Ndër të tjera Gashi ka thënë se dënimet e tilla janë skandal, meqë në të kaluarën ka pasur raste kur Gjykata e Hagës ka dënuar me nga një muaj burg.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika