Dënimi i dytë nga FIFA për Serbinë, Çeku: Shovinizmi serb nuk kalon

Ministri, Hajrullah Ceku e ka mirëpritur dënimin e dytë të FIFA-s ndaj Serbisë

Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Ceku ka komentuar dënimin FIFA-s për Serbinë duke thënë se shovinizmi serb nuk kalon.

Çeku tha se dënimi i parë për Serbinë ishte para pak javësh për banerin skandaloz dhe thirrjes për gjenocid, dhe kjo gjatë ditës së premte për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve.

“Dënimi i dytë për Serbinë nga FIFA. Shovinizmi serb nuk kalon. Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy ankesat zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale”, aks hrkaur Ceku në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika