Dënohen Emërllahu e Firminjo me nga dy lojë jashtë fushe

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë FFK-së ka dënuar dy lojtarët, Lindon Emerllahu, nga ekipi i ”Ballkani”, dhe Alef Firminjo ”Llapi” me nga dy ndeshje mos lojë

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë

Finalja e Superkupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Llapit që u mbajt në Turqi u përcoll me një situatë të pahijshme.

Në fund të ndeshjes ndodhi një kacafytje në mes Lindon Emërllahut dhe Alef Firminjos.

Gjyqtari i takimit i ndëshkoi të dy me kartonë të kuq, ndërsa gjatë ditës së enjte, me 2 shkurt FFK-ja ka marrë vendimin ndaj tyre.

Ata u dënuan me nga dy ndeshje mos lojë.

Vendimi i Komisionit Disiplinor të FFK-së.
“Lojtari i FC ”Ballkani”, Lindon Emerllahu me nr fanellë 6 dhe nr  ID 008300M02.  Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i  FC ”Llapi”, Alef Firminjo me nr fanellë 9 dhe nr  ID 024387M98. Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika