Me 24 vjet burgim është dënuar i akuzuari me inicialet E.G për dhunimin e dy vajzave të mitura në Prizren.
Në këtë dënim atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data një mars 2024.
“Nga muaji nëntor 2023 deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (I) – nën moshën 14 vjeç. Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së. Nga koha e pavërtetuar deri më 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (II) – nën moshën 14 vjeç. Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së”, thuhet në njoftim.
Të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit.