Dënohet me 3 vjet e 6 muaj burgim i akuzuari për përgatitje të sulmit terrorist ndaj komunitetit LGBTI

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për përgatitje të sulmit terrorist ndaj komunitetit LGBTI, duke e dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për përgatitje të sulmit terrorist ndaj komunitetit LGBTI, Blend Vrajolli, duke e dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Vrajolli akuzohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Aktgjykimi ndaj Vrajollit u shpall të martën nga gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjykatësja Musliu-Selimaj tha se të akuzuarit me vendim të veçantë do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të vendimit.

Ndryshe, aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit Vrajolli.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 15 shtator 2023, ka ngritur aktakuzë kundër Blend Vrajollit, me nofkën “Ebu Ubejdi“, i cili ngarkohet se më 21 shkurt 2023, me rastin e udhëtimit nga Arabia Saudite përmes Aeroportit të Shkupit për në Kosovë, e me rastin e ndaljes dhe kontrollit në pikën kufitare Hani i Elezit, në stop-listë e duke sjellë mesazhin dhe harta të pranuara përmes profilit të tij “Proxyal“ në rrjetin social “Telegram“ të pranuar nga personi me emrin “Dagllas”, Muhaxheri ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë.

Sipas aktit akuzues, thuhet se Vrajolli kishte bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me nitrate dhe kalcium, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdar, ku në të njëjtën ditë ai arrestohet nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime, Vrajolli akuzohej se ka kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 138, paragrafi 1  lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 129, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./”Betimi për Drejtësi“

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika