Dënohet me 35 vjet burgim i dyshuari për vrasjen e gruas me sëpatë në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka dënuar me 35 vjet burgim Izet Godenin për vrasjen e gruas së tij me sëpatë në vitin 2022 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka dënuar me 35 vjet burgim Izet Godenin, për vrasjen e gruas së tij, 63 vjeçare, Sadije Godeni, në vitin 2022 në Prishtinë.

Izet Godeni ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 25 vite burgim në shkallë të parë.

Mirëpo, Gjykata e Apelit rastin e ka kthyer në rigjykim.

Sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur më 25.11.2022 rreth orës 4 të mëngjesit në shtëpinë e të akuzuarit dhe viktimës në Prishtinë.

Dosja thotë se i akuzuari Izet Godeni në mënyrë mizore dhe dinake ka privuar nga jeta Sadije Godenin duke e goditur disa herë me sëpatë ndërkohë që viktima ka qenë në gjumë.

Këto veprime Prokuroria i ka kualifikuar me veprën ‘Vrasje e Rëndë’.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika