Dënohet me 4 vjet burgim i akuzuari pasi ia dogji garazhin gazetarit Selimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Arsim Limani, duke e dënuar me 4 vjet burgim për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi iu ri cilësua vepra penale nga “Vrasje e rëndë në tentativë”

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Arsim Limani, duke e dënuar me 4 vjet burigm për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi iu ricilësua vepra penale nga “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Limani akuzohej se në mars të 2023-ës, ia dogji garazhin redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi.

Aktgjykimi ndaj Limanit u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi, raporton Betimi për Drejtësi“.

Të dëmtuarit, Alban Selimi dhe Flora Mehmeti-Selimi, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Sipas gjykatëses Bytyqi, gjykata i ka analizuar dhe vlerësuar provat e paraqitura nga palët dhe ka gjetur fajtor Limanin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të njëjtit, në dënimin me burgim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 gusht 2023, thuhet se më 16 mars 2023, në garazhin që është ngjitur me shtëpinë e tani të dëmtuarit Alban Selimi, në Fushë-Kosovë, i akuzuari Arsim Limani nga motive deri më tani të panjohura, ka tentuar që ta privojë nga jeta të njëjtin, i cili në ato momente nuk ishte në shtëpi, duke rrezikuar jetën e anëtarëve të tjerë të familjes, përkatësisht bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve. Këtë tentativë, i akuzuari thuhet se e ka bërë pasi është afruar te dera e garazhit dhe aty ka hedhur një shishe benzinë të ndezur, ku flaka ka përfshinë garazhin, e nga temperatura e lartë është dëmtuar vetura e të dëmtuarve.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika