Dënohet me 8 vjet burgim i akuzuari për krime lufte në Istog

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Çaslav Joliqin me 8 vjet burgim për krime lufte në Istog, me kohën e kaluar në paraburgim që do të llogaritet në dënim, dhe ka lejuar ankesën brenda 30 ditësh pas pranimit me shkrim të aktgjykimit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 8 vjet burgim Çaslav Joliqin, i akuzuar për krime lufte në Istog.

Aktgjykimi ndaj Joliqit u shpall të hënën nga gjykatësi Musa Konxheli.

Palët e dëmtuara, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, udhëzohen në kontest të rregullt juridik.

Ndaj këtij aktgjykimi, ankesa është e lejuar në afat prej 30 ditësh, pasi aktgjykimi të pranohet me shkrim.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Po ashtu, në dënimin me burgim, Joliqit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 18 nëntor 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Caslav Joliq, me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovës në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile, që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën. / Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika