Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Zafir Berisha duke e dënuar me 600 euro gjobë, pasi ka kanosur përmes telefonit kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.
Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi, Refki Piraj, i cili fillimisht të akuzuarin Berisha e ka dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh, por të njëjtin dënim e ka zëvendësuar me 600 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ish-deputeti Berisha ka deklaruar se pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 18 korrik 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale të “Kanosjes”.