Dënohet me pesë vjet burgim një person për dhunim

I akuzuari Sh.Sh është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej pesë vjetësh për veprën penale "Dhunimi"

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 5 vjet burgim të akuzuarin Sh.Sh., për veprën penale “Dhunim”.

Tutje thuhet se i akuzuari detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.Sh, i akuzuar për veprën penale Dhunimi nga neni 230 paragrafi 4 nënparagrafi 4.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari Sh.Sh është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite për veprën penale Dhunimi, i akuzuari detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika