Dënohet një person në komunën e Shtërpcës,  po transportonte drunj ilegalisht

Drunjtë e konfiskuar nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e ka ndaluar një furgon, i cili dyshohet se po transportonte drunj ilegalisht nga malet e komunës së Shtërpcës.

Atij i janë konfiskuar drunjtë dhe po ashtu automjeti, i cili, sipas policisë, kishte dokumentacion të parregullt.

Po ashtu, ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar automjetin  për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët për mbrojtjen e pyjeve nga Agjencia Pyjore e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, dhe drunjtë më pas i kanë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Policia i ka ftuar qytetarët për bashkëpunim nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjve, ta njoftojnë menjëherë policinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika