Deportohen tre shtetas të Çekisë që kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë

Policia e Kosovës në Bërnjak  ka njoftuar se gjatë ditës së martë [dje] ka deportuar tre shtetas të Çekisë, që dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Sipas njoftimit, Policit fillimisht arrestoi tre çekët në fshatin Previ të Zubin-Potokut. Ku më pas u vërtetua se ata kishin kaluar kufirin ilegalisht

Bërnjak (Foto: Liridon Llozani, RTV Dukagjini)

Policia e Kosovës në Bërnjak ka njoftuar se gjatë ditës së martë [dje] ka deportuar tre shtetas të Çekisë, që dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Sipas njoftimit, policia fillimisht arrestoi tre çekët në fshatin Previ të Zubin-Potokut, ku më pas u vërtetua se ata kishin kaluar kufirin ilegalisht.

Me vendim të prokurorit, ata janë deportuar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Çekisë, pasi dyshohet se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar nga PKK Bërnjak”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika