Deputetët e opozitës protestojnë para RTK-së, nuk iu lejohet hyrja

Deputetët opozitarë kanë protestuar para hyrjes në RTK si shenjë pakënaqësie ndaj këtij mediumi, për mostransmetim të drejtpërdrejtë të seancës së jashtëzakonshme në kanalin qendror të mediumit. Kjo seancë ka qenë e thirrur nga opozita për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në prononcim për media para objektit të RTK-së u ka bërë thirrje ushtruesit të detyrës së drejtorit të RTK-së dhe bordit që të japin dorëheqje. 

“Tashmë aty ku ka arritur RTK-ja është jashtëzakonisht e frikshme. Para një periudhe disamujore u përballëm edhe me cenim të jetës së disa gazetarëve nga dy mediume shumë të respektuara në vendin tonë. Sot, kur në Kuvendin e Kosovës duhej të shpërfaqej një aferë e cila kap keqpërdorime rreth 20 milionë euro, në këto momente RTK-ja, qoftë drejtori gjeneral, Dejona apo kushdo tjetër, vendosi atë që s’kishte ndodhur më parë. E zhvendosi seancën e Kuvendit të Kosovës në një program periferik, e duke mos e transmetuar në program qendror. Është e papranueshme kjo. Pasi pikërisht sot qytetarët e Kosovës duhet të dëgjonin se si vidhen nga kapelat e zeza 20 milionë euro përmes ujit të pijshëm të vendit tonë. Kapelat e zeza të Dejonës sot në RTK mundem me mbyllë derën, edhe pak, por jo edhe gjatë. Sot çdo qytetar i vendit tonë e sheh abuzimin e tyre, e ndien abuzimin e tyre”, tha Tahiri. “I bëjë thirrje ushtruesit të detyrës së drejtorit të RTK-së dhe anëtarëve të bordit të japin dorëheqje nga këto pozita. Ata s’mund të jenë drejtues të RTK-së. S’mund të udhëheqin me RTK-në, e mbysin fjalën e lirë, e mbysin zërin opozitar”. 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Armend Zemaj tha se 9 shkurti si data e zgjedhjeve është e largët “kur Qeveria do ta marrë çmimin për ata që ia kanë bërë qytetarit”.

Ai ka thënë para dyerve të RTK-së se kjo situatë duhet të ndalohet pasi demokracia s’mund të mbytet.

“Nëse dikush logjikon të udhëheqë nga parapolitika, kjo i takon regjimit serb…Ky është reagim publik mbi atë që të mbrohen vlerat dhe i bëjmë thirrje atyre me mendje të shëndoshë që kjo mënyrë duhet të ndërpritet. 9 shkurt i largët kur do ta marrin çmimin për atë që ia kanë bërë qytetarit”, ka thënë Zemaj.

E shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se RTK-ja është institucion i themeluar nga Kuvendi. Sipas tij, televizioni publik e ka obligim ligjor t’i transmetojë seancat e Kuvendit.

“Ky institucioni që është prapa meje është themeluar nga Kuvendi dhe ky institucion i jep llogari deputetëve. Seancat parlamentare janë detyrë, obligim ligjor e kushtetues të cilat duhet t’i përmbushë ky institucion, t’i transmetojë mesazhet e përfaqësueseve të popullit. Deputetët janë të zgjedhurit e popullit. Seanca ku po trajtoheshin super skandalet e Qeverisë të ndalej për fjalimin e Kurtit që ishte në një konferencë tregon shumë saktë, shumë drejtë, e shpërfytyron regjimin e Kurtit që duan ta ndalin fjalën, debatin, argumentin”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, kjo është tendencë e pastër për ta mbyt fjalën e lirë.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika