Deputetët e VV-së lëshojnë seancën

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë lëshuar seancën e së enjtes ku ishte duke u diskutuar për kontratat njëburimore.

Këtë e ka njoftuar shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, pasi sipas saj, kjo seancë pati vetëm fyerje e ofendime e jo për atë se çfarë është ftuar.

“Kjo seancë e humbi kuptimin prej kur u bë kërkesa, pati fyerje e ofendime, na thanë shpifës, të korruptuar, nëse jemi të mësipërmit, ky institucion nuk është vendi, këtu kur po paraqiten faktet nuk po u pëlqejnë për kontratat njëburimore kur kanë qeverisë, prandaj në emër të grupit parlamentar të VV-së e lëshojmë këtë seancë”, ka thënë Kusari-Lila.

Kjo seancë është propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e është përkrahur edhe nga partitë e tjera të opozitës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se ekzistojnë arsye të mjaftueshëm që Kuvendi i Kosovës të themelojë një komision hetimor për kontratat njëburimore të nënshkruara gjatë Qeverisë Kurti.

Po ashtu, edhe shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kontratat njëburimore edhe pse janë të lejuara, ato në secilin vlerësim vendor dhe ndërkombëtar tregojnë se janë mjeti më i mirë potencial për dëmtimin e konkurrencës së lirë për korrupsion dhe favorizim nga sektori publik për sektorin privat.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika