Deputetët kthehen nga Brukseli me shpresën për liberalizimin e vizave

Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë kthyer nga Brukseli pas disa ditë qëndrimi dhe lobimi atje tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave. Sipas tyre, ka progres pozitiv në këtë proces, ani se ata nuk arritën të takohen me deputetët të shteteve që hezitojnë për lëvizjen e lirë të kosovarëve





Me disponim pozitiv se Kosova do të marrë liberalizimin e vizave pas dy javësh, janë kthyer në Kosovë një grup deputetësh që qëndruan në Bruksel.

Deputetët e dy komisioneve parlamentare, atij për Punë të Jashtme dhe Komisionit për Integrime Evropiane për katër ditë takuan eurodeputetët të ndryshëm të vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian.

Atyre iu kërkua që të lëvizin në qëndrimet e tyre dhe të japin vlerësim pozitiv për vizat në takimin e 13 tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Por, pavarësisht kësaj me deputetët e një shteti me rëndësi, ata nuk u takuan.

“Me eurodeputetë e Holandës nuk jemi takuar por jemi takuar më euroodeputët të tjerë dhe kemi marr përgjigje pozitive, Holanda ende është skeptike për këtë dhe  shpresojë që ky proces të përfundoj më sukses pasi është një padrejtësi e madhe që po I bëhet vendit tonë. Shpresojmë që më 13 të përfundoj çdo gjë. Të gjithë deputetët që I kemi takuar kanë thanë që ju kemi borxh që nga vitit 2018 pasi i keni plotësu të gjitha kriteret”, ka thënë deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

“Së paku na kanë thënë që nuk do të pengojnë këtë proces, ndonjëherë edhe abstenimi në votim është një lloj ndihmese. Eurodeputetët na kanë thanë se disa vende po hezitojnë veç e veç dhe varet prej tyre çfarë përgjigje do të japin”, ka thënë deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Franca dhe Holanda kanë qenë dy shtete me qëndrime kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Derisa Franca ka ndryshuar qëndrim, nuk është e qartë nëse edhe Holanda është pro lëvizjes së lirë për kosovarët.

Ministrja e Jashtme e këtij shteti, për pPortalin Dukagjini kanë thënë se më vonë do të japin një qëndrim.

“Progresi në të kaluarën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne. Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së holandeze.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.

Që nga 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova ka përmbushur kriteret zyrtare për liberalizim të vizave por gjatë rrugës vendit iu vendosën të tjera kushte, siç ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika