Deputetët miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2025

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025

Pamje nga seanca e Kuvendit, 21 nëntor 2024.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të mërkurën, me 61 vota pro dhe asnjë abstenim, Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Miratimi i buxhetit 2025 tashmë ka kaluar edhe në lexim të dytë.

Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim.

Më 11 nëntor, deputetët e kishin miratuar në lexim të parë këtë projektligj.

Vlera e projektbuxhetit për vitin 2025 është 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024, që kishte vlerën 3.3 miliardë euro.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika