Deputetët nuk votojnë pro rishikimit të buxhetit dhe rritjes së pagave në sektorin publik

Deputetët nuk kanë votuar pro rishikimit të buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritjes së pagave në sektorin publik në seancën e së enjtes

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar projekt-rezoluta nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Hekuran Murati, për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

Përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në votim për këtë pikë ka marrë pjesë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kërkesa për këtë interpelancë me ministrin Murati ishte nisur nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ndërsa, në këtë seancë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka kaluar në lexim të dytë.

Nis seanca e Kuvendit, PDK e AAK s’marrin pjesë në votimin e pikave të mbetura

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika