Deputeti Avdyli e kundërshton mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Deputeti i Partisë Guxo, ka thënë se Qeveria duhet t’i procesojë pagat për punëtorët e sektorit publik të cilët kanë qenë pjesë e grevës

Deputeti Haxhi Avdyli





Pos deputetes së Partisë Guxo, Jeta Statovci, edhe deputeti i të njëjtës parti, Haxhi Avdyli, ka dalë kundër vendimit për mosekzekutimin e pagave ndaj mësimdhënësve për muajin shtator.

Avdyli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Qeveria duhet t’i procesojë pagat për punëtorët e sektorit publik të cilët kanë qenë pjesë e grevës.

“Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo , pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist. Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udhëheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kësaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen”, shkroi ai.

“Për hir të arsimit, nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për lëshimin e pagave për mësimdhënësit grevistë”, shtoi ai/

Sipas tij, kjo duhet të jetë një mësim për të gjithë ata “që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që t’i mbajnë duartë larg nga shkollat”.

Deputetja e Listes Guxo, Jeta Statovci, është deklaruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila nuk do t’i procesojë pagat për punëtorët e sektorit publik të cilët kanë qenë pjesë e grevës.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se nuk mund të pajtohet me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

“Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i janë kthyer bankave shkollore. Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”, ka shkruar ajo.

Statovci ka shkruar se pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga.

“Sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër. Si partnerë në qeverisje me VV-në na bashkon vizioni i njëjtë që kemi, që shtetit tonë të mbarën ndërsa shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë”.

“Sigurisht se deri më tani bashkërisht kemi arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e shumë punë na presin së bashku deri në realizimin e plotë të synimeve tona”, shkroi ajo.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, kishte bërë të ditur për Rtv Dukagjinin se, pagat për punëtorët e sektorit publik për muajin shtator, janë ekzekutuar vetëm për ata që nuk kanë qenë pjesë e grevës.

Kryeziu ka thënë se çështja e pagave të grevistëve përcaktohet me ligjin për greva.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, ka thënë ai.

Diferencime sa i përket procesimit të pagave, ka pasur edhe në sektorët të tjerë. Shërbyesve civilë u ka dalë paga edhe pse ishin pjesë e grevës, kurse mësimdhënësve jo.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, është shprehur i indinjuar me këtë vendim të qeverisë, të cilin e ka quajtur diskriminues e hakmarrës.

“Fatkeqësisht ende nuk janë procesuar në sistemin arsimor, teksa e keqja shtohet se janë procesuar për shërbyesit civilë që ishin në grevë dhe kjo është një segregacion, nuk ka çfarë të dyshohet për tjetër, përveç ndonjë qëllim që vetëm qeveria e di”, ka thënë ai.

Tutje, Jasharaj ka paralajmëruar “situatë të acaruar”, nëse nuk procesohen pagat deri më 5 tetor të këtij viti.

“Uroj që deri në kufirin ligjor më 5 tetor, Qeveria të mos e bëjë edhe këtë goditje, por t’i procesojë pagat, përndryshe do të kemi situatë të acaruar. Edhe mediat e kanë parë se edhe kur u bë pezullimi i grevës, votat pro dhe kundër ishin kogja të përafërta. Nuk është e drejtë të shkelen ligjet dhe të shkelet humaniteti. Nëse bëhet kjo goditje atëherë s’kemi si të mos besojmë se Qeveria i do grevat dhe përplasjet”, ka thënë ai.

Afati ligjor për ekzekutimin e pagave për punëtorët e sektorit publik është më së largu data e pesë tetorit e këtij viti.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika