Deputeti Enis Kervan në Asamblenë e KiE-së: I kemi kryer të gjitha detyrat

"I kemi kryer të gjitha detyrat" ka thënë para Asamblesë së Përgjithshme të KiE-së, përfaqësuesi i Kosovës, deputeti Enis Kervan gjatë fjalës së tij kur po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës

Deputeti Enis Kervan gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të KiE-së

Përfaqësuesi i Kosovës në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Europës, deputeti i Kosovës nga komuniteti turk, Enis Kervan, në fjalën e tij ka kërkuar votat nga Asambleja e Përgjithshme që Kosova të anëtarësohet në (KiE).

Nga delegacioni i Kosovës ka folur i pari deputeti Kervan. Ai ka thënë se Kosova ka kryer të gjitha detyrat e kërkuara për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Ne kemi bërë të gjitha detyrat e kërkuara. Si vend multietnik kemi respektuar të gjitha pakicat dhe kemi punuar vazhdimisht”, ka thënë Kervani në fjalën e tij.

Duhet kujtuar se pas Kervanit do të flasë edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.

Nga afër po përcjell punimet e Asamblesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila është e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika