Deputeti gjerman – Escobar-it: Ne vendosim në mënyrë të pavarur për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Deputeti gjerman ka deklaruar se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Deputeti Gjerman, Knut Abraham

Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se Kosova i ka edhe kushte për anëtarësim në Këshill të Evropës (KiE) si Asociacionin dhe disa shpronësime në veri të Kosovës.

Abraham ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) për anëtarësimin e Kosovës vendos në mënyrë të pavarur, teksa ka shtuar se ShBA-ja s’do të pranohej për shkak të dënimit me vdekje.

“I vlerësojmë shqetësimet e Escobarit, por mund ta sigurojmë se Asambleja Parlamentare në mënyrë të pavarur do t’i përcaktojë kriteret e anëtarësimit për Kosovën në Këshill të Evropës dhe do ta vlerësojë përmbushjen e tyre. SHBA-ja nuk do t’i plotësonte këto kritere për shkak të dënimit me vdekje”, ka shkruar Abraham në X.

Ndryshe, më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi gjatë mbledhjes së ekzekutivit se kërkesa drejtuar Agjencisë Kadastrale është bërë pasi që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Ndërkaq sot, emisari amerikan, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë deklaroi se janë edhe dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës në KiE, si Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe ai për shpronësimet në veri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika