Deputeti holandez letër KE-së: Vuçiq po përdor BE-në si bankomat, ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit

Nëpërmjet një postimi në Twitter, deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten ka bërë publike letrën e dërguar Komisionit Evropian lidhur me mënyrën e trajtimit të propozimit franko-gjerman nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai cilëson se BE-ja po përdoret nga ana e Vuçiq si një bankomat

Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten
Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten

Deputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është duke përdorur Bashkimin Evropian si një bankomat të tijin, gjersa të njëjtës ia refuzon të nënshkruajë marrëveshjet e ndërmjetësuara nga ajo, siç ishte ajo me Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Reuten ka bërë të ditur se ka kërkuar shpjegime nga Komision Evropian lidhur me mënyrën e trajtimit të propozimit franko-gjerman nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sot e pyeta Komisionin Evropian për të shpjeguar politikën e pakuptueshme të Serbisë. Vuçiq po përdor Bashkimin Evropian si bankomat të tij, pastaj kthehet dhe refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës. Ndaloni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Krahas kësaj, i njëjti ka pyetur komisionin e lartcekur se çfarë hapash planifikojnë të ndërmarrin për të inkurajuar Serbinë të dakordohet me planin evropian.

Ditë më parë,  ishte Vuçiq ai i cili tha se nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Takimi i ardhshëm do të jetë më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika