Deputeti i PDK-së: Pas sulmit në Banjskë, s’ia vlen as të diskutojmë lidhur me zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Sipas partisë opozitare, sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka dëshmuar qëllimet e Serbisë në Kosovë, andaj as nuk duhet të diskutohet kërkesa për lejimin e mbajtjes në zgjedhjeve në territorin e vendit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka mbështetur qëndrimin e kryeministrit, Albin Kurti, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 17 dhjetor në Kosovë.

Sipas partisë opozitare, sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka dëshmuar qëllimet e Serbisë në Kosovë, andaj as nuk duhet të diskutohet kërkesa për lejimin e mbajtjes në zgjedhjeve në territorin e vendit.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë për KosovaPress, se zgjedhjet e Serbisë nuk duhet të lejohen të mbahen në Kosovë.

“Në rrethanat pas 24 shtatorit, kemi pa komplotin që e ka organizuar Serbia, ku u vra polici (Afrim Bunjaku) dhe u plagosët policë të tjerë dhe që u sulmu integriteti i shtetit tonë, mendoj se nuk ia vlen as të diskutojmë, pasi nuk duhet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Nuk ka një bashkëpunim të mirëfilltë sa i përket mbajtjes zgjedhjeve ose jo”, tha ai.

Në anën tjetër, ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Mazllum Baraliu, ka thënë se qëndrimi i institucioneve të Kosovës në këtë rast është parimor. Ai shton se OSBE-ja, nuk mundet të bëjë kinse grumbullimin e votave në veri, e në fakt atje bëhen zgjedhjet jashtë rregullave të KQZ-së dhe ligjeve zgjedhore në fuqi.

“Konsideroj që qëndrimi i institucioneve tona është edhe parimor dhe konsistent në atë që duhet vepruar në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi”.

Serbia më 3 nëntor ka dërguar një kërkesë OSBE-së, që ky mision të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës, që kanë shtetësi të dyfishtë, për zgjedhjet në Serbi, më 17 dhjetor.

Në lidhje me këtë kërkesë, kryeministri Albin Kurti dhe shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport u takuan gjatë kësaj jave. Siç thuhet në komunikatën qeveritare, Kurti e ka bërë të qartë se për një kërkesë të tillë Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të ndër-shtetërore dhe se kërkesa duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar./ KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika