Deputeti i VV-së, Burim Meta, në emisionin “Reth e Rrotull” në TV Dukagjini, ka komentuar Projekt-Kodin Civil, i cili ka dështuar të miratohet në Kuvend. Meta bëri të ditur se ka kritikuar katër pika të këtij Projekt-Kodi, duke përfshirë nenin që lejon martesën dhe bashkëjetesën në mes të personave të gjinisë së njëjtë.
Ai theksoi se ky nen duhet të diskutohet dhe ajo çfarë po mundet të bëjë vetë (Meta) dhe disa të tjerë që po e kundërshtojnë këtë nen, është ruajtja e familjes tradicionale, duke shtuar se me familje tradicionale nuk synohet familje patriarkale apo konservatore, por, familje biologjike, që përbëhet nga bashkëshortët e gjinive të ndryshme.
“…Këtu duhet të diskutohet, për shkak se ne nuk mendoj që aktualisht për familjet tradicionale, nuk po synohet në ato familje. Këtu duhet të diskutohet për shkak se ne nuk mendoj që aktualisht duhet për këto familje tradicionale, edhe mendoj që me familjet tradicionale nuk po synohet ato familjet siç kemi qenë në patriarkale apo konservatore, po bëhet fjalë për familje biologjike. Edhe me ligjin e familjes dhe me ligjet e tjera dihet se kush e përbën familjen, përbëhet nga bashkëshortë që janë të gjinive të ndryshme…”, ka thënë Meta në “Rreth e Rrotull”.