Deputeti i VV-së, Korenica: Duhet të flasim me gjuhën e argumentit dhe jo me gjuhën e forcës

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të duhej të përdornin gjuhën argumentuese dhe jo atë të forcës

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në hollin e Kuvendit të Kosovës ka komentuar situatën e ndodhur gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, deputetët e kuvendit të Kosovës do të duhej të përdornin gjuhën argumentuese dhe jo atë të forcës.

“Natyrisht që ngjarja është shumë e papëlqyer dhe skenat e tilla nuk do të duhej të ndodhin në kuvend, deputetët duhet të përleshen me gjuhën e argumentit. Kjo në arenën ndërkombëtare do t’i kushtojë shumë mbarëvajtjes së hapësirës brenda kuvendit që do të duhej të ishte një shembull për të gjitha institucionet e tjera se si do të duhej të silleshin përbrenda. Duhet të flasim me gjuhën e argumentit dhe jo me gjuhën e forcës”.

Ai thotë se që nga nisja e seancës plenare ka pasur vazhdimisht provokime, por nuk i mohon edhe ngjarjet e ndodhura në të kaluarën, kur VV-ja përdorte sprej e vezë për ta penguar mbarëvajtjen e seancave.

“Duhet të sillemi në mënyrë të civilizuar brenda përgjegjësive që i kemi. Provokime do të kemi çdo herë. Sigurisht që dikujt mundet të mos i pëlqejë shtrimi i sovranitetit të plotë në kuvend, por të mundohemi që secili prej nesh ta japim maksimumin tonë. Do të duhej të kthehemi në normalitet. Nga fillimi i seancës ka pasur provokime, për shembull vendosja e fotografisë, nuk po e mohoj çka ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika