Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka thënë se opozita është shkëputur nga realiteti.
Rexhaj ka thënë se këtë nuk e kishte besuar asnjëherë.
“Kam dëgjuar në të kaluarën për Qeveri që kritikoheshin se janë të shkëputura nga realiteti. Por që vjen puna që opozita të jetë kështu e shkëputur nga realiteti, nuk e kam besuar asnjëherë”, ka shkruar Rexhaj.