Deputeti i VV-së: Si mund të kemi Asociacion njëetnik kur Kushtetuta thotë se jemi shoqëri shumetnike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka pyetur se si është i mundur Asociacioni njëetnik kur Kushtetuta e rrëzoi marrëveshjen e vitit 2015 për Asociacionin

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, teksa e ka kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka pyetur se si është i mundur Asociacioni njëetnik kur Kushtetuta e rrëzoi marrëveshjen e vitit 2015 për Asociacionin.

Kështu ka thënë ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa shtoi se Kushtetuta thotë se “jemi shoqëri shumetnike”.

“Nëse vendimi i gjykatës kushtetuese i vitit 2015 thotë se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicës Serbe nuk është në përputhje me nenin 3 të Kushtetutës i cili thotë se “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike…” atëherë si mund të ketë ASMM njëetnik që është brenda kushtetutës?”, ka pyetur Rrustemi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka marrë paralajmërime për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes së Perëndimit, nëse Kosova nuk do të tregohet konstruktive në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi, veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e asociacionit.

Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnë që Kosova të zbatojë marrëveshjen e arritur për asociacionin.

SHBA-ja ka paralajmëruar se do të kërkojë “partnerë alternativë” për formimin e asociacionit, në rast se Qeveria e Kosovës nuk e gjen një mënyrë për ta themeluar atë, dhe i kanë kërkuar kësaj të fundit që të prezantojë propozimet e veta në këtë temë.

“Le të zhvillohen sa më shumë takime e diskutime, mirëpo për normalizim të marrëdhënieve, që na shpie më afër drejt Bashkimit Evropian, për paqe afatgjate e stabilitet të qëndrueshëm, për siguri për të gjithë, pa diskriminuar asnjë njeri, na duhet njohja reciproke në qendër. Jo asociacioni në qendër. As asociacioni parakusht, por njohja reciproke në qendër”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika