Deputeti Noka u fishkëllen me bilbil deputetëve të PS-së, kryeparlamentarja Nikolla e përjashton

Deputeti i PD-së, Flamur Noka e ka penguar mazhorancën në Kuvendin e Shqipërisë duke fryer me bilbil, derisa kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka përjashtuar nga seanca plenare

Pamje nga seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë është shprehur se opozitës “i është mbyllur goja”, diçka që sipas tij nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit. Pas kësaj, ai ka vijuar që të fryjë një bilbili teksa radhën për të folur e kanë pasur deputetët e PS-së.

“Këtu ka pasur edhe plumba në këtë parlament, por kurrë fjala nuk është ndaluar. Kurrë opozitës nuk i është mbyllur goja. Çfarë kemi ne si opozitë? Ne vetëm një gjë kemi, fjalën. Këtu na kërkoni të na ndaloni edhe çfarë, një ish-ministre (Anila Denaj) që ia kanë mbyllur gojën për të folur…”, ka thënë deputeti i PD-së, Noka.

Rreth kësaj situate ka reaguar dhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla e cila i ka hequr fjalën.

“Ta heq fjalën. Nuk të lejoj zoti Noka. Nuk të lejoj të vijosh me shpifje të rënda. Nuk është për procedurë”, ka thënë Nikolla.

Gjatë kohës kur kryeparlamentarja Noka vendosi që të përjashtonte Nokën nga seanca plenare, ai vijoi po njësoj që t’i binte bilbilit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika