Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenkoka ka njoftuar se ka dorëzuar një rezolutë në parlamentin ukrainas, përmes së cilës bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Oleysko Goncharenko ka shkruar se Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do ta mbështesë demokracinë kudo në botë. Goncharenkoka, mes të tjerash, ka thënë se ka dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”.