Deputeti ukrainas me peticion për njohje të Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka nisur një peticion që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko





Deputeti i Ukrainës, njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, ka bërë të ditur të mërkurën se ka nisur një peticion që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në peticion i kërkohet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, që ta shqyrtojë mundësinë e njohjes së Kosovës.

Në këtë peticion përmendet Kosova njihet nga vende të fuqishme perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.

“Njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës do të demonstronte përkrahjen dhe solidaritetin e Ukrainës në telashet për integritet territorial dhe sovranitet të këtij shteti. Dhe do të tregonte po ashtu se Ukraina, sikur bota perëndimore, përkrah drejtësinë dhe qëndron kah ana e së vërtetës”, thuhet në peticion.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli janë arritur 441 vota nga 25 mijë vota të nevojshme siç thuhet në peticion.

Deputeti Goncharenko ka kërkuar nga Zelensky që sa më shpejt të marrë një vendim në lidhje me këtë peticion.

Ndryshe, deputeti ukrainas më 5 gusht e kishte dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë, përmes së cilës kërkonte që vendi i tij ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti i Ukrainës, Oleksii Goncharenkjo, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur edhe në gjuhën shqipe, duke thënë se “Kosova është Evropë”.

Po ashtu, deputeti ukrainas ka kërkuar nga të gjithë vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, përfshirë edhe Ukrainën, ta bëjnë një gjë të tillë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika