Deputeti zviceran për situatën në veri: Nuk ka asnjë konflikt “midis” Kosovës dhe Serbisë

Deputeti zviceran, Cédric Wermuth ka thënë se nuk ka asnjë konflikt "midis" dy palëve, Kosovës dhe Serbisë, gjersa ka shtuar se "ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë"

Deputeti zviceran, Cédric Wermuth

Deputeti zviceran, Cédric Wermuth ka reaguar në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi deputeti Wermuth ka thënë se “ju lutem mos thoni se “konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të përshkallëzohet”.

Sipas deputetit zviceran nuk ka asnjë konflikt “midis” dy palëve, gjersa ka shtuar se “ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë”.

“Ju lutem mos thoni se “konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të përshkallëzohet”. Nuk ka asnjë konflikt “midis” dy palëve. Ka vetëm Vuçiq, Putin dhe fashistë serbë që nuk pranojnë të drejtën për vetëvendosje të popullit kosovar dhe përpiqen të shkaktojnë dhunë”, ka shkruar deputeti zviceran, Cédric Wermuth në Twitter.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika