Deputetja britanike: Në veri të Kosovës kontrabandohen armë nga Serbia, ato ruhen në kishat ortodokse

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka dhënë detaje të "frikshme" për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Sipas saj, kontrabandohen armë nga Serbia në veri të Kosovës dhe ruhen në kishat ortodokse serbe. Armët vijnë nga Serbia përmes autoambulancave, dhe ka vështirësi në ndalimin e kësaj veprimtarie. Kearns bën thirrje për zgjerimin e mandatit të KFOR-it për të luftuar kontrabandën e armëve dhe grupet kriminale në veri të Kosovës.

Deputetja britanike, Alicia Kearns

Deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka dhënë detaje të “frikshme”, në lidhje me situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Ajo në Parlamentin e Britanisë së Madhe, që ishte një ngjarje përkujtimi për viktimat e Srebenicës, ka thënë se Qeveria e Britanisë është informuar nga KFOR-i se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe sipas saj, ato ruhen në kishat ortodokse serbe.

Deputetja Kearns tha se këto armë vijnë nga Serbia përmes autoambulancave.

“Kjo është arsyeja pse fotografia e sigurisë është kaq e rëndë. Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur t’i ndalim milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët”, ka thënë ajo.

Kearns i ka bërë thirrje Qeverisë së Britanisë që ta bëjnë të qartë përkrahjen për Kosovën dhe sovranitetin e integritetin territorial të saj. Sipas saj, kjo bëhet duke e zgjeruar mandatin e KFOR-it për ta luftuar kontrabandën me armë nga grupet kriminale në veri.

“I bëj thirrje Qeverisë që ta bëjë të qartë se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë sovranitetit territorial dhe demokracisë së Kosovës. Për ta bërë këtë, ne duhet të zgjerojmë mandatin e KFOR-it për të siguruar një qasje më proaktive, për ta luftuar kontrabandën e armëve dhe milicitë në veri të Kosovës. Ne duhet të sigurojmë drejtësi dhe t’i ndërmarrim veprimet e nevojshme për të operuar një politikë kuptimplote të diplomacisë parandaluese”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika