Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi, për Ekonomia Online, ka thënë se Qeveria për çdo hap të ndërmarrë në veri, është dashur që të konsultohet me ShBA-në dhe BE-në.
Musliu ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e ka në dorë që t’i anulojë zgjedhjet në veri.
Madje, ajo thotë se është përgjegjësi e institucioneve çdo incident i ndodhur në atë pjesë.
“Vlerësoj që Qeveria është dashur të konsultojë institucionet e sigurisë paraprakisht edhe me aleatë tanë ShBA dhe BE”, ka thënë ajo.
“Po ashtu, vendimin për zgjedhje e ka presidentja, e cila e ka në dorë të bëjë anulimin e zgjedhjeve. Ata janë të detyruar të ofrojnë siguri në atë pjesë”, ka vijuar ajo.