Deputetja e VV-së akuzon Lajçakun, thotë se po e përkrah Serbinë

Deputetja e LVV-së, Arbreshë Kryeziu – Hyseni në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se Lajçak po i përkrah qëndrimet e Serbisë në dialogun me Kosovën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu – Hyseni

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu – Hyseni, ka hedhur akuza të rënda ndaj emisarit për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsollav Lajçak.

Ajo, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se Lajçak po i përkrah qëndrimet e Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Tendencë për ta kthyer në çështje dialogun ka Serbia dhe fatkeqësisht po përkrahet me disa nga përfaqësuesit e politikës së BE-së, në këtë rast nga negociatori i cili ka tendenca t’i qëndrojë prapa qëndrimeve të Serbisë. Po e përsëris, fakti që nesër do diskutohet për dinarin, nuk do të thotë se kjo është temë e dialogut”, tha ajo.

Tutje, ajo nuk i ka quajtur shqetësuese qëndrimet e ShBA-së dhe BE-së kundër ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika