Deputetja e VV-së: Kemi dërguar propozimin për datën e zgjedhjeve, cilado datë që vendoset është e pranueshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka konfirmuar se VV-ja ka dërguar propozimin për datën e zgjedhjeve tek presidentja Vjosa Osmani, por ka refuzuar të zbulojë datën specifike

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka bërë të ditur se partia e saj ka dërguar propozimin për datën e zgjedhjeve të rregullta te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë një prononcimi për media, Fejza theksoi se data e zgjedhjeve nuk është thelbësore për Vetëvendosjen, pasi, sipas saj, rezultati i zgjedhjeve është tashmë i njohur.

“Ne e kemi dërguar normalisht propozimin tonë, por vendimi përfundimtar i takon presidentes. Ne e kemi dërguar një propozim, mirëpo ne mendojmë që cila do datë që vendoset është e pranueshme sepse edhe kur opozita kur insistonte me ngulm që të kishte zgjedhje ne u thamë që të shkojmë në zgjedhje, por ata u zbrazen. Prandaj në këtë linjë cila datë që të caktohet nga presidentja për neve është e pranueshme dhe e përshtatshme. Ky është një propozim që e kemi bërë te presidentja arsyeja pse nuk po e konfirmojë nëse është dy shkurti a jo është për faktin se për neve vërtet ne e kemi bërë obligim tonë si parti, mirëpo presim që të përcaktohet data sepse besojmë që pavarësisht se cila është data rezultatet e zgjedhjeve dihet”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika