Adriana Matoshi, aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është e pranishme në seancën që po zhvillohet sot.
Matoshi u paraqit edhe sot në kuvend me një veshje interesante, e cila vije pas hyrjes në fuqi të Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndalon përdorimin e dinarit si valutë për operimin në treg.
“Kush ka humb si dinari, kush?” është mesazhi që mbart bluza e saj e veshur.
