Deputetja Kearns takon Osmanin: Jetike që të mos i lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka thënë se është jetike për sigurinë në Ballkan dhe Evropë që të mos lejohen akterët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë.

Kearns përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se është takuar në Britani me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Samitit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Facebook.

Presidetnja, Vjosa Osmani në Britani mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe në kuadër të tij u takua me shumë përfaqësues të shteteve evropiane.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika