Deputetja Statovci u dërgon letër mirënjohje deputetëve zviceran që i kundërshtuan masat e BE-së ndaj Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar një letër mirënjohje deputetëve zviceranë që i kundërshtuan masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, u ka dërguar letër mirënjohje deputetëve zviceran të cilët i kundërshtuan masat e Bashkimit Evropian, ndaj shtetit të Kosovës.

Këto masa erdhën si formë ndëshkimi për “mosdëgjueshmërisë” së Kosovës për situatën në veri.

Statovci theksoi se 13 deputetë në mënyrë unanime, kanë kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Në letrën e dërguar për deputetët, Statovci shpreh mirënjohjen për qasjen e tyre karshi zhvillimeve dhe tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Dëshiroj të shpreh thellësisht vlerësimin për këndvështrimin që keni artikuluar në letrën tuaj. Kuptimi i mprehtë i kompleksiteti i situatës në Kosovë, tregon përkushtimin tuaj të palëkundur për promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit brenda BE-së dhe më gjerë.

“Në këtë drejtim, ne përshëndesim pikëpamjet tuaja për refuzimin e Serbisë për të respektuar Marrëveshjen, si dhe për provokimet e qëllimshme të Presidentit Vuçiq që nxisin kaos tek komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës. Kjo kryesisht përdoret për konsum personal dhe të brendshëm politik në Serbi. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës parim themelor i cili siguron barazi dhe drejtësi ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika