Deputetja ukrainase merr medalje nga Osmani: Kam mbajtur fjalime, por kurrë në një vend ku njerëzit e kuptojnë se ç’do të thotë të shohësh tanke në rrugë

Deputetja ukrainase, Yevgenia Kravchuk, ka marrë medalje nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e vendit të tyre nga agresioni rus

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medalje për gratë ukrainase





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medalje për gratë ukrainase, për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e vendit të tyre nga agresioni rus.

Këtë çmim në emër të të gjitha grave në Ukrainë, e mori deputetja ukrainase, Yevgenia Kravchuk, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Prishtinë.

Ajo ka thënë se kjo është hera e parë që ka mbajtur fjalim para një numri të madh të të pranishmeve të cilët e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke nëpër rrugë.

“Kjo është një medalje për të gjitha femrat ukrainase. Ato shërbejnë në Forcat e Armatosura, trajtojnë, japin mësim, prezantojnë Ukrainën në nivelin më të lartë”, është shprehur Kravchuk.

“Kam mbajtur shumë fjalime pas 24 shkurtit, por kurrë në një vend ku kaq shumë njerëz e kuptojnë se çfarë do të thotë të shohësh tanke në rrugët e tyre. Kjo është ajo që po ndodh në Ukrainë. Ju bëj thirrje, partnerë të Ukrainës: Ne do të fitojmë!”, shtoi Kravchuk.

Ndryshe, Inspektorja Gjenerale e FSK-së, Gjeneralmajore Irfete Spahiu ka prezentuar në panelin e sesionit me temën ”Gratë si ofruese të sigurisë sfidojnë stereotipet gjinore në sektorin e sigurisë”.

Me këtë rast, Gjenerale Spahiu nga perspektiva e saj prej lidere ushtarake me përvojë 24 vjeçare, prezantoi angazhimin e autoriteteve politike e ushtarake të vendit për implementim cilësor të Rezolutës 1325 në kuadër të FSK-së, duke hedhur vështrimin e saj për nevojën e ofrimit të mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në përpjekje për paqen dhe sigurinë.

“Gjenerale Spahiu rikujtoi se përkundër stereotipeve, duke u nisur nga shembulli i saj dhe kolegeve ushtarake të FSK-së, gratë mund të mposhtin sfidat operacionale, të arrijnë trajtimin dhe mundësitë e barabarta për të arritur me efektivitet, krahas kolegëve burra, të trajtojnë sfidat e sigurisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Ajo me këtë rast, inkurajoi të gjitha vajzat dhe gratë pasionante të uniformës ushtarake e policore që t’i bashkohen sektorit të sigurisë.

“Sepse kështu ato si ofruese të sigurisë mund të sfidojnë edhe më shumë stereotipet gjinore në sektorin e sigurisë, të cilat më pas do të i takojnë së kaluarës”.

Ky panel, në përbërje prej grave me karrierë të suksesshme në institucione të sigurisë, synoi të paraqesë histori të suksesshme të kontributit të grave në sektorin e sigurisë dhe të avokojë që më shumë gra të bashkojnë përpjekjet për të rritur sigurinë në mesin e komuniteteve, si dhe u fokusua në promovimin e perspektivës së integruar gjinore në proceset e zgjidhjes së problemeve dhe vendimmarrjes në sektorin e sigurisë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika