Deputetja ukrainase: Ukraina qëndron me Kosovën, sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet

Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Inna Sovsun.

Situata e tensionuar në veriun e Kosovës, përpos ndikimit në vendin tonë, ka marrë jehonë edhe jashtë territorit të Kosovës.

Në vazhdën e reagimeve të ndryshme nga akterë të ndryshëm ndërkombëtarë, mbështetje për Kosovën ka shprehur deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Inna Sovsun.

Ajo përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se fajtore për situatën e krijuar në veri të Kosovës, është Serbia dhe se Ukraina sipas saj e mbështet Kosovën në shtrirjen e sovranitetit të saj.

Ajo e ka përmendur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, duke iu bërë thirrje që të mos dorëzohen karshi provokimeve të Serbisë.

“Në këto momente të tensionuara, kur #Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët. Mimoza Kusari, Vjosa Osmani, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet. Mos iu nënshtroni shantazheve perandorake”, ka thënë ajo.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika