Dërgohen në Holandë mostrat e pacientit të dyshuar me linë e majmunëve

Mostrat e kosovarit që dyshohej për lië e majmunëve janë dërguar për testim në laboratorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Holandë

IKSHPK

Mostrat e pacientit të dyshuar që është prekur nga lia e majmunëve, janë dërguar për testim në laboratorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Holandë.

Këtë për Portali D, e ka bërë të ditur zëdhënësja për media në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Era Pireva.

“Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së, për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë”, ka thënë ajo.

Sipas Pirevës, ende nuk dihet se kur do të pranohen rezultatet.

“Nuk kemi ende informatë kur pritet të pranojmë rezultatet, pasi të arrijnë mostrat në Holandë”, shtoi ajo.

Ndryshe, ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për media më tre qershor, kishte njoftuar se ka pranuar një raportim nga klinika infektive për një rast të dyshuar me linë e majmunëve.

Pacienti është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, dhe gjendja e tij është stabile.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara”, thuhej në njoftimin e ministrisë.

ÇFARË ËSHTË LIA E MAJMUNIT?

Lia e majmunit është një virus që e ka origjinën te kafshët e egra si brejtësit dhe primatët, dhe herë pas here kalon te njerëzit. Shumica e rasteve te njerëzit kanë qenë në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, ku sëmundja është endemike.

Ilustrim

Sëmundja u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1958, kur kishte dy shpërthime të një sëmundjeje “të ngjashme me linë” në majmunët, të cilët përdoreshin për hulumtime mjekësore – kështu mbeti emri “lia e majmunëve”. Infeksioni i parë i njohur njerëzor ishte në vitin 1970, në një djalë 9-vjeçar në një pjesë të largët të Kongos.

CILAT JANË SIMPTOMAT DHE SI TRAJTOHET?

Lia e majmunëve i përket së njëjtës familje virusesh si lia, por shkakton simptoma më të lehta.

Shumica e pacientëve përjetojnë vetëm ethe, dhimbje trupi, të dridhura dhe lodhje. Njerëzit me sëmundje më serioze mund të zhvillojnë një skuqje dhe lezione në fytyrë dhe duar që mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Periudha e inkubacionit është nga rreth pesë ditë në tre javë. Shumica e njerëzve shërohen brenda rreth dy deri në katër javë pa pasur nevojë të shtrohen në spital.

Lia e majmunëve mund të jetë fatale për një në 10 persona dhe mendohet të jetë më e rëndë te fëmijët.

Personave të ekspozuar ndaj virusit shpesh u jepet një nga disa vaksina kundër lisë, të cilat janë treguar të jenë efektive kundër lisë së majmunëve. Gjithashtu janë duke u zhvilluar medikamente antivirale.

Të enjten, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve rekomandoi që të gjitha rastet e dyshuara të izolohen dhe kontakteve me rrezik të lartë t’u ofrohet vaksina kundër lisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika