Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF të Shtimes, policia jep detaje

Një person dyshohet se ka vdekur në Qendrën Integruese dhe Rehabilituese në Shtime, rezident i kësaj qendre

Policia e Kosovës

Një person dyshohet se ka vdekur në Qendrën Integruese dhe Rehabilituese në Shtime, rezident i kësaj qendre, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima, shtetas i huaj, është dërguar pa shenja jete në QKMF-në e Shtimes.

“Në QKMF Shtime është sjellë pa shenja jete një mashkull shqiptar, shtetas i huaj. Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e Policisë.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika