Dërguti: Burim Meta ka pranuar të dalë në LDK me kusht që të jetë kryetar i degës së saj në Ferizaj

Ish-koordinatori i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka thënë se edhe deputeti nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta, mund të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Balton Dërguti, Ish-koordinatori i Listës Guxo

Ish-koordinatori i Listës Guxo, Balton Dërguti, ka bërë të ditur se përveç Doarsa Kica-Xhelilit, edhe deputeti tjetër i Listës Guxo, nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta mund të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Dërguti ka thënë se kusht i deputetit Meta për të kaluar në LDK, ka qenë pozita e kryetarit të degës së kësaj partie në komunën e Ferizajt.

“Sipas informatave që i kam nga zyrtarët e LDK-së, kërkesa e Metës ka qenë të jetë kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj, si duket një marrëveshje e tillë nuk është arritur, dhe nuk është realizuar deri më tani”, ka thënë Dërguti.

Sipas Dërgutit, Meta mund të kalojë në muajin shtator në LDK.

“Kjo nuk përjashton mundësinë për shkak se zgjedhjet në LDK në Ferizaj nuk kanë filluar, është fillimi i procesit, kjo nuk e përjashton mundësinë e tillë që gjatë muajit shtator të mos jetë emri i tij i mundshëm për kalim në LDK”, ka vijuar ai.

Përveç deputetit Meta, sipas Dërgutit, pjesë e negociatave për kalim në LDK ka qenë edhe deputeti nga Ferizaj, Ekrem Mustafa, i cili është pjesë e Listës Guxo dhe deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika