Dërguti për Kica-Xhelilin: Kalimi i saj në LDK është i natyrshëm

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se kalimi i deputetes së Listës Guxo, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, është kalim i natyrshëm

Aida Dërguti, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se dalja eventuale e deputetes së Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është e natyrshme, sepse sipas saj, ideologjia e LDK-së i përshtatet deputetes Kica-Xhelili.

“Një pushtet kaq i madh i mban bashkë për interesa të përbashkëta personale. Nuk i di arsyet e shkuarjes së saj, por është kthim i natyrshëm në grupin ideologjik ku ka shumë më shumë të përbashkëta”, ka deklaruar Dërguti.

Sipas Dërgutit, deputetja Kica-Xhelili është produkt i LDK-së, dhe se me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka asgjë të përbashkët, edhe pse ka garuar nën atë listë.

“Ky kuvend ngec edhe pse arriti ta ketë një shumicë, aktualisht nuk arrin ta shtyjë një agjendë legjislative për shkak të diferencave të mëdha që i kanë. Doarsa, është produkt i LDK-së, në një moment të caktuar u bën bashkë me LVV-në, edhe pse nuk kanë asgjë të përbashkët. Vetëvendosja e vërtetë janë një grup minoritar brenda kësaj shumice parlamentare”, ka thënë Dërguti.

Dërguti, e cila vetë kishte dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, vite më parë, e ka këshilluar deputeten Doarsa Kica-Xhelili, që të mos i lexojë komentet e atyre që e linçojnë në rrjete sociale.

Sipas Dërgutit, ajo duhet ta angazhojë një avokat dhe t’i adresojë të gjitha ofendimet dhe kërcënimet ndaj saj në gjykatë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika