Deri në 2 orë pritje në dalje në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë

Kolonat e gjata

Të enjten e 11 gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 5-10 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve në dalje është deri në 1000 metra.

Kurse në dalje të kësaj pike kufitare, pritjet janë të gjata. Ato raportohen të jenë 100 deri në 120 minuta.

Ndërkaq, në hyrje të pikës kufitare në Dheun e Bardhë, pritjet janë nga tre deri në pesë minuta, kurse në dalje nga 50 deri 60 minuta.

Kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është deri në 500 metra.

Në pikën kufitare në Jarinjë, pritjet në hyrje janë regjistruar 5 deri në 10 minuta.

Ndërkaq, kolona e automjeteve në hyrje të kësaj pike është 50 metra. Njëjtë është regjistruar edhe në dalje të saj.

Sa i përket pikave të tjera kufitare pritjet nuk janë të gjata.

Fluksi në pikat e kalimit kufitar

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika