Deri në 2 orë pritje te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

Në pikën kufitare të "Dheut të Bardhë", gjersa ditëve të kaluara kolona arrinte në 1000 metra, gjatë ditës së sotme e njëjta arrin deri në 50 metra në hyrje e deri në 100 metra në dalje

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë

Në pikën kufitare te “Dheut të Bardhë” pritja për të hyrë në Kosovë arrin deri në 2 orë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vendkalimi i “Dheut të Bardhë” vazhdon të jetë i ngarkuar nga kolonat.

Gjersa ditëve të kaluara kolona arrinte në 1000 metra, gjatë ditës së sotme e njëjta arrin deri në 50 metra në hyrje e deri në 100 metra në dalje.

Pikat e tjera janë më pak të ngarkuara, me pritje prej 5 minutash në hyrje e në disa deri në 1 orë në dalje.

Me kolonë prej 500 metrash karakterizohet pika e Merdarës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika