Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

Deri në tri orë po presin qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare

Pika kufitare, Merdare

Deri në tri orë po presin qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 08:00, pritjet në këtë pikë po zgjasin nga 150-180 minuta dhe kolona është e gjatë 800 metra.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, dhe sipas këtyre të dhënave, ato po zgjasin deri në një orë e gjysmë dhe kolona është e gjatë 500 metra.
Në këto dy pika nuk ka pritje për të hyrë në Kosovë.

Ndërkohë, edhe në pikat e tjera, si për të hyrë, ashtu edhe për të dalë nga Kosova, nuk ka pritje.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika